Kuriozitet

Motoçiklisti në Indi ishte shumë afër të goditej nga treni

Një motoçiklist në Indi ishte shumë afër që të goditej nga një tren i shpejtësisë së madhe, raporton “Daily Mail”.

Derisa ai po kalonte nëpër shina, treni kaloi me shpejtësi të madhe. Por në video shihet motoçiklisti duke u hedhur nga motoçikleta.

Motoçikleta e tij u godit nga treni, por vet motoçiklisti i shpëtoi goditjes.

Ngjarja ka ndodhur më 12 shkurt. Xhirimet e ngjarjes kanë bërë bujë nëpër rrjete sociale.

Disa kalimtarë dhe motoçiklistë tjerë kishin ndaluar duke pritur të kalonte treni, por njëri nga motoçiklistët mendoi se kishte mjaftueshëm kohë për të kaluar. Por në çastet e fundit e vërejti gabimin dhe u hodh nga motoçikleta.

Në rrjete sociale ka pasur ankesa se është dashur nga laura të pengohet kalimi nëpër hekurudhë.