Kuriozitet

Papagalli frikacak mbeti në majë të pemës, i del në ndihmë ekipi i shpëtimit

Descriptive Text

Ekipi i një kompanie shpëtimi në Vermont të SHBA-së i erdhën në ndihmë një papagalli që ishte ngjitur 60 metra në një pemë, por që kishte një shqetësim serioz. Frikësohej të fluturonte për të zbritur poshtë.

Pronarja e papagallit kishte shkuar së bashku me kafshën për vizitë, por në oborrin e shtëpisë, papagalli, siç deklaroi ajo, u frikësua dhe u ngjit lart në majë të pemës.

Pronarja Thea Everest deklaroi se papagalli i quajtur Kaiba, nuk ishte mësuar të fluturonte shumë lart.

"Duke qëndruar në atë pemë, mendoj se papagalli u frikësua", deklaroi Everest, që telefonoi një ekip shpëtues për t'i dalë në ndihmë papagallit.

Si përfundim, ekipi ia doli ta shpëtonte kafshën, ndërsa pronarja falenderoi për këtë ndihmë, nëpërmjet Facebook-ut.

Image
Image