Kuriozitet

Diamanti që thuhet se erdhi nga hapësira shitet për mbi 4 miliardë dollarë

Diamanti i prerë më i madh në botë, 555.55 karatësh, u shit në ankand për mbi 4 miliardë dollarë.

Për origjinën e diamantit të rrallë e të zi, ende nuk dihet saktësisht. Besohet se kishte ardhur nga hapësira, kur një asteroid ka goditur Tokën rreth 3 miliardë vjet më parë.

E quajtur “Enigma”, diamanti i rrallë u ble nga Richard Heart, themelues i krioptovalutave Hex, në një ankand publik në Londër të Anglisë.

Heart deklaroi se diamantin do të emërojë “Diamanti Hex.com”.