Kuriozitet

Momenti kur policia amerikane shpëtoi qenin nga vetura që po digjej

Incizimet e policisë kanë treguar shpëtimin dramatik të një qeni nga një veturë që ishte përfshirë nga zjarri në Kolorado.

Policia po patrullonte, kur pa që nga vetura po dilte tym.

Menjëherë policët intervenuan, por qeni jo lehtë u nxor, shkroi BBC.

Fillimisht u përpoq një qytetar ta nxirrte, por vetëm me ndihmën e policëve qeni arriti të shpëtoj.