Kuriozitet

Rotterdami do ta çmontojë një urë për superjahtin e Bezosit

Rotterdami ka konfirmuar se do ta çmontojë një urë historike për të lejuar që të kalojë superjahti i ndërtuar nga themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, raporton BBC.

Jahti luksoz i lidhur me njeriun më të pasur në botë po ndërtohet nga firma holandeze Oceanco.

Jahti raportohet se është i gjatë 127 metra dhe tepër i lartë për të kaluar nëpërmjet urës Koningshaven.

Zëdhënësi i kryebashkiakut të Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb, ka konfirmuar planet për çmontimin e urës dhe se Bezot do t’i paguajë shpenzimet nëpërmjet Oceancos.

Në mediumet holandeze të martën është raportuar se pjesa e mesme e urës së qytetit, e njohur si De Hef, do të hiqet përkohësisht për të lejuar që të kalojë jahti 40 metra i lartë.

Lëvizja e është e diskutueshme sepse ura e çelikut ka një histori të gjatë dhe tash është monument kombëtar. Më parë, ai kaloi nëpër një rinovim të madh, i cili e la jashtë funksionit nga viti 2014 deri më 2017, kur zyrtarët thanë se nuk do të çmontohej më.

Agjencia e lajmeve AFP ka cituar zyrën e kryebashkiakut që ka thënë se vendet e punës të krijuara nga ndërtimi i anijes kanë nxitur planin dhe është zotuar se ura do të rindërtohej në formën aktuale.