Kuriozitet

Në Britani shoferi i dehur futet në McDonalds me veturë

Një shoferi në Britani të Madhe i është pezulluar leja e vozitjes për dy vjet, pasi ai nën ndikim të alkoolit me veturën e tij Volkswagen u fut në një McDonalds, raporton “Daily Mail”.

Taylor Steelit 19-vjeçar iu pezullua leja e vozitjes për dy vjet pas aksidentit që shkaktoi në mbrëmjen e 24 nëntorit.

Gjatë testimit të tij për sasinë e alkoolit në trup, ai rezultoi gati trefishtë më tepër sesa sasia e lejuar.

Ai kishte pranuar se kishte pirë birra në një pub para se të ndodhte incidenti.

Steelit pos që iu pezullua leja, ai u dënua edhe me 12 muaj shërbim komuniteti.

Po ashtu duhet të bëjë 80 orë punë papaguar dhe të paguajë afro 180 funte kosto.