Kuriozitet

Reshje bore në Arabinë Saudite ndërsa stuhia e dimrit godet rajonin

Këtë javë, banorët e qytetit Tabuk në Arabinë Saudite u zgjuan nga gjumi për ta parë shkretëtirën ranore të mbuluar me borë të bardhë.

Menjëherë, njerëzit filluan të shpërndajnë video në mediat sociale duke treguar deve që vrapojnë në shkretëtirën e mbuluar me borë.

Një personalitet i njohur në platformën YouTube e kishte xhiruar borën duke rënë, si dhe e kishte realizuar një video nga droni ku ditën tjetër shkretëtira dukej e mbuluar nga bora.

Turistët e pushtuan këtë lokacion për ta shijuar borën që shihet shumë rrallë në Arabinë Saudite.

Në fillim të kësaj jave, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë paralajmëroi i sauditët për stuhi të forta në disa pjesë të vendit.