Kuriozitet

Rastësisht kontrolloi emailin, amerikania kuptoi se ka fituar 3 milionë dollarë në lotari

Descriptive Text

Duke kontrolluar emailin, një grua nga Michigani i SHBA-së ka hasur në mesazhin e një lotarie ku thuhet se ka fituar tre milionë dollarë.

Laura Spears, deklaroi se kishte blerë biletë lotarie më 31 dhjetor, mirëpo që më pas nuk ishte marrë me të. Ajo njoftoi se duke kontrolluar emailin tek kategoria “spam”, hasi tek “lajmi i madh”, derisa shtoi se kjo ishte tronditëse për të.

“Ajo që pashë ne email nga lotaria ishte se kam fituar një çmim. Nuk mund ta besoja atë që po e lexoja, kështu u futa në llogarinë time të lotarisë për ta konfirmuar mesazhin e marrë në email”, deklaroi ajo.

55-vjeçarja potencoi se me këtë çmim të fituar synon të marrë një pensionim të parakohshëm, derisa shtoi se në të ardhmen nuk do ta lejojë të ndodhë kështu.