Kuriozitet

Pronarja e gjen qenin e humbur pas pesë vjetësh

Një grua njoftoi se qeni i saj, i humbur para pesë vjetësh, është gjetur në një strehë qensh, 1000 milje larg nga Tennessee. Jen Costa deklaroi se bulldogu i vjetër anglez, me emrin Azzurra, ishte zhdukur kur pati një kancer në gjuhë.

“Babai im po kujdesej ndërsa unë isha në spital, por kur u ktheva në shtëpi, ai ishte aty. Rreth një ose dy muaj pas operacionit, qeni u zhduk”, deklaroi Costa.

Ajo theksoi se zhdukja e qenit i shkaktoi asaj një depresion të thellë, mirëpo kur u gjet “iu rikthye pozitiviteti”.

Për gjetjen e qenit, gruaja tha se u kontaktua nga “Henderson City Animal Rescue”, një qendër për mbajtjen dhe kujdesin e qenve në Tennessee.