Kuriozitet

Laptopit të vitit 1989 i duhen 584 milionë vjet për të fituar një dollar nga mihja e bitcoinit

Një person ruajti laptopin e tij Toshiba 73200SX të vitit 1989 dhe vendosi që pas 33 viteve ta përdorte për qëllim të mihjes së bitcoinit.

Bazuar në vlerat aktuale si dhe në fuqinë e mihjeve, një laptop Toshiba T3200SX do t'i duheshin rreth 584 milionë vjet për të fituar një dollar nga mihja e bitcoinit.

Sigurisht, qëllimi i këtij eksperimenti nuk është të fitojë sa më shumë që të jetë e mundur nga mihja, por të tregojë se mihja është i mundur në një numër të madh pajisjesh.

"Shumë pajisje mund të përdoren për nxjerrjen e bitcoin, nga kartat ASIC ose GPU e deri te kompjuterët Raspberry Pi. Pse të mos provoni diçka që është shumë ekzotike? Si një laptop 33-vjeçar. Pse? Sepse ne mund ta bëjmë këtë", tha Dimitri Eliusev, krijuesi i këtij eksperimenti.

Elius e quan veten një shkencëtar entuziast. Ai shpjegon se mënyra më e mirë për të studiuar çdo teknologji është ta provoni atë. Edhe kur vetë projekti nuk është praktik.