Kuriozitet

Qyteti ku të kërkohet ta heqësh apendiksin

Një qytet në Antarktidë thuhet se u kërkon banorëve të mundshëm ta heqin apendiksin e tyre nëse duan të lëvizin e jetojnë aty.

Është një nga parakushtet që të gjithë, përfshirë fëmijët, që jetojnë në Villas Las Estrellas, një nga dy vendbanimet civile në kontinentin e ngrirë, raporton BBC.

E vendosur në bazën kiliane Frei në ishullin King George, Villa Las Estrellas ka një maksimum prej 100 banorëve, kryesisht studiues dhe personel ushtarak. Megjithatë, ata me kontrata afatgjata shpesh sjellin familje të tëra në një vendbanim spartan që përbëhet nga një zyrë postare, një shkollë e vogël, një bankë dhe objekte të tjera elementare.

Heqja e apendiksit kryhet me arsye të mirë, pasi spitali më i afërt është mbi 1000 kilometra nga pjesa më veriore e ishullit, gjë që mund të jetë një problem për këdo që vuan nga apendiciti, një sëmundje që kërkon kirurgji urgjente për ta parandaluar atë që të bëhet kërcënuese për jetën.

Sigurisht, këto nuk janë të vetmet masa paraprake që njerëzit marrin kur jetojnë në Villas Las Estrellas. Duke qenë se temperaturat mund të zbresin nën minus 73 gradë Celsius, qytetarët duhet të qëndrojnë brenda ose rrezikojnë ngrirjen.