Kuriozitet

Brenda tuneleve që ua shpëtuan jetën mijëra anglezëve në Londër

Të errëta e të mbushura me pluhur, tunelet nëntokësore në Londër janë fotografuar së fundmi gati 80 vjet pasi u përdorën nga britanikët gjatë sulmeve intensive ajrore.

Fotot janë shkrepur në “Haverstock Hill” ku me mijëra persona qëndruan për të pritur sirenat njoftuese për qetësimin e situatës pas sulmeve ajrore në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Tetë strehime nëntokësore të ndërtuara nën metrotë e Londrës, u shërbyen qytetarëve t’u shpëtonin bombardimeve të pandërprera në verën e vitit 1944 nga Gjermania.

Fotografi i njohur si “Abandoned UK” tha se çdo tunel ishte i mbushur me krevate marinari, shërbime shëndetësore dhe 8 mensa që shërbenin ushqim për mijëra njerëz që strehoheshin gjatë çdo sulmi. /A2

{gallery}