Kuriozitet

Për herë të parë në Zelandë të Re lajmet prezantohen nga një grua me shenja në fytyrë

Gazetarja "Maori" ka bërë histori në Zelandën e Re, duke u bërë personi i parë me shenja tradicionale të fytyrës që drejton një program lajmesh në televizionin kombëtar.

Oriini Kaipara bëri bujë në mbarë botën pasi u paraqit për herë të parë në lajmet e orës 18:00, në kanalin televiziv Three, me shumë njerëz që lavdërojnë momentin historik si një fitore për përfaqësimin e Maori.

"Unë isha shumë e gëzuar. Isha mbi hënë”, ka thënë Kaipara për CNN në momentin që zbuloi se do të mbulonte slotin primetime. "Është një nder i madh. Nuk di si t'i përballoj emocionet”, ka vazhduar ajo.

Roli prezantues i Kaipara-s në ditën e Krishtlindjeve ishte i pari nga gjashtë ditët radhazi që mbulonte prezantuesit e përhershëm të emisionit të lajmeve kryesore, megjithëse qëndrimi i saj do të vazhdojë në fillim të janarit dhe ajo tha se mund të thirret sërish në të ardhmen.

38-vjeçarja tashmë është spikerja e përhershme e orës 16:30.

Në traditën e popullit Maori, të cilët janë popullsia indigjene e asaj që sot është Zelanda e Re, shenjat e fytyrës bëhen tatuazhe në mjekër për gratë dhe njihen si moko kauae, ndërsa për burrat ato mbulojnë pjesën më të madhe të fytyrës dhe njihen si mataora.

Kaipara bëri "mokon" e saj në janar të vitit 2019, për të cilin thotë se ishte një vendim personal që ajo mori për t'i kujtuar asaj fuqinë dhe identitetin e saj si një grua Maori.

“Kur dyshoj në veten time dhe shoh reflektimin tim në pasqyrë, nuk po shikoj vetëm veten”, ka thënë Kaipara për CNN. "Unë po shikoj gjyshen time dhe nënën time, dhe vajzat e mia dhe të sajat që do të vijnë pas meje, si dhe të gjitha gratë e tjera, dhe kjo më fuqizon”, ka thënë ajo.

Image