Kuriozitet

Takimin e samitit G20 e përcjell simfonia e Beethoven-it

Descriptive Text

Angela Merkel, ka vendosur që t’i trajtojë mirë të ftuarit e samitit G20. Ajo ka vendosur që orkestra e ftuar në Hamburg të interpretoj Simfoninë e 9-të të Ludwig van Betthoven.

Sipas Merkel, ajo vendosi të përzgjedh këtë simfoni të vitit 1824, pasi është pjesë e konsiderueshme e kulturës gjermane, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.

Sipas shefit të muzikës në Universitetin Nottingham, Nicholas Baragwanath, simfonia është shkruar në një kohë kundër revolucionit, dhe se konsiderohet thirrje për liri.