Kuriozitet

Fermeri shpëtoi kotele të braktisura, i dolën këlyshë leopardi

Zyrtarët e kafshëve të egra në India deklaruan se një burrë kishte hasur në disa kotele leopardësh, duke pretenduar se ato janë mace.

Kiran Giri në Bajrikheda të Indisë, i mori kotelet dhe i futi në shtëpinë e tij duke menduar se janë mace, derisa e zbuloi se janë leopardë pas disa ditësh, kur të vegjlit kishin filluar të këndelleshin nga të ftohtit, e të rënkonin "çuditshëm".

Fermeri njoftoi policinë lokale dhe më pas leopardët u morën nga Drejtoria e Pyjeve.