Kuriozitet

Gruaja që u martua me një dru për të mos lejuar ndërtimin e një rruge

Kate Cunningham ishte martuar me një dru dhe e kishte marrë mbiemrin “Elder” në vitin 2019. Ajo e kishte bërë këtë për të ndaluar që të ndërtohet një rrugë që kalonte nëpër një park lokal.

37-vjeçarja për “Daily Mail” ka thënë se martesa e saj është ende e fortë dhe se po festojnë së bashku Krishtlindjen e tretë.

Cunningham është nënë e dy fëmijëve, ndërsa është edhe ambientaliste. Ajo thotë se e viziton drurin me të cilin lidhu kurorë nga pesë herë në javë dhe madje edhe e ka dekoruar për festat e fundvitit.

Kate e ka përshkruar drurin si pjesë të familjes dhe thotë se vendimi për t’u martuar me të ia ka ndryshuar jetën për të mirë.

“Është viti ynë i tretë së bashku, kështu që duket si traditë për ta dekoruar”, thotë Kate.

Martesa e Katet ishte pjesë e kampanjës së gjerë për të shpëtuar Parkun e Rimrose Valley Countyt që të transformohet në një “bypass” të autostradave nacionale.

Banorët lokalë kishin bërë kampanjë për të ndaluar ndërtimin e një “bypassi” afro 5 kilometra për të liruar trafikun e ngarkuar. “Bypassi” do të kalonte nga Rimrose Valley deri në port të Liverpoolit.

Kate ishte inspiruar nga një meksikane që ishte martuar me dru disa vjet më parë për të vënë në pah prerjet e paligjshme dhe shpyllëzimet atje.