Kuriozitet

Dekorimet e Krishtlindjeve në Suedi marrin flakë sërish

Dy dhitë e kashtës të Gavles, dekorimet më të rrezikuara të Krishtlindjeve në Suedi, janë përfshirë nga flakët pasi mbijetuan gati një muaj në një shesh në qendër të qytetit.

Kafshët janë një simbol i dashur suedez i Krishtlindjeve, që daton që nga kohërat pagane. Por atë që është bërë një lloj tradite në Gavle, zjarrvënësit e shkatërruan – një dhi gjigante dekorative të bërë me kashtë dhe një vëlla më të vogël.

Një i dyshuar rreth të 40-ave është arrestuar. Policia tha se burri dyshohet se kishte blozë në duart e tij dhe përputhej me përshkrimin e dhënë nga dëshmitarët, të cilët thanë se zjarri filloi në dhinë e vogël përpara se të përhapej në atë të madhen. Vetëm kornizat metalike mbetën në këmbë, raporton AP.

Që kur dhia e parë e kashtës në Gavle - 13 metra e gjatë dhe peshon tre tonë - u ngrit në vitin 1966, dekorimi vjetor është djegur ose copëtuar dhjetëra herë, një herë para se të përfundonte.

Dhia është një simbol i lashtë skandinav i Yuletides që i parapriu Babadimrit si sjellësi i dhuratave.

Image