Kuriozitet

Qeni i racës dalmat thyen rekord, sjell në jetë 18 këlyshë

Në Victoria të Australisë, një qen femër i racës së famshme, dalmat ka sjellë në jetë 18 këlyshë, duke thyer rekordin për këtë racë, transmeton Shqiptarja.

Pronarja e nënës së 18 këlyshve, Cecilia Langton-Bunker, është shprehur e tronditur se priste që mikesha e saj të sillte në jetë vetëm 3 këlyshë. Por pas 13 orëve tek veterineri, Miley solli në jetë 18 këlyshë të bukur, të cilët ndodhen në qendrën veterinare për kujdesin e duhur.

Nuk dihet nëse Cecilia do të kujdeset për të 18 këlyshët do t’i mbajë apo do t’i japë për birësim.

{gallery}