Kuriozitet

Gruaja amerikane ribashkohet me elefantin për të cilin ishte kujdesur 36 vjet rresht

Një betejë 11-vjeçare për kujdestarinë për një elefant të quajtur Tarra përfundoi së fundmi në Gjykatën e Lartë të Tenneesees në SHVA. Tarra është rikthyer me Carol Buckley, kujdestaren dhe pronaren e vërtetë të kafshës, e cila u takua për herë të parë me Tarran në 1974 kur elefanti ishte një foshnjë 800 kilogramësh.

"Ajo është në shtëpi, ajo është e sigurt, ajo është përsëri nën kujdesin tim - dhe përgjithmonë këtë herë”, ka thënë Buckley për PEOPLE.

Përpara ribashkimit të tyre të fundit, Buckley dhe elefanti i saj 8 metra i gjatë, e me peshë mbi 4 ton, e kishin parë njëri-tjetrin vetëm dy herë që nga viti 2010, viti kur Buckley u pushua nga bordi i The Elephant Sanctuary në Hohenëald, Tennessee, të cilin Buckley e bashkëthemeloi në vitin 1995.

Në atë kohë, Buckley e bindi veten se disi do të rikthehej në detyrë, por ajo nuk ndodhi. Disa muaj më vonë, ajo paraqiti padi për vizitë tek Tarra, e cila më vonë ndryshoi në kujdestari pasi shumica e kujdestarëve të elefantëve që ajo njihte u larguan nga strehimore. Këtë nëntor, apelimet ligjore nga The Elephant Sanctuary u shteruan dhe gjykata e lartë konfirmoi Buckley-n si pronaren e ligjshme të Tarra-s.

Strehimi i Elefantëve në Amerikën e Veriut bëhet në një hapësirë prej 850 hektarësh në Attapulgus, Gjeorgji.