Kuriozitet

Roboti i krijuar për t’u bërë shoqëri fëmijëve

Me trupin blu, sytë e mëdhenj dhe kokën në formë loti, Moxie dëshiron të jetë shoqe e fëmijës tuaj.

Roboti shoqërues është krijuar për të mbështetur zhvillimin social, emocional dhe njohës te fëmijët nga mosha pesë deri në dhjetë vjeç, përmes të mësuarit të bazuar në lojë dhe kontaktin me sy. E lansuar në vitin 2020, Moxie u zhvillua nga Embodied, një kompani robotike me qendër në Pasadena, Kaliforni.

"Vizioni ynë kolektiv është të krijojmë robotë që të përfitojnë shoqëria", thotë Paolo Pirjanian, themeluesi i Embodied, shkruan CNN.

Pirjanian thotë se roboti i gjallë ndërton një marrëdhënie me fëmijët duke "u mësuar fëmijëve se si të analizojnë dhe etiketojnë emocionet e tyre të ndryshme".

I pajisur me mikrofona, një aparat fotografik dhe sensorë, Moxie u krijua me ekspertizën e teknologëve, specialistëve të zhvillimit të fëmijëve dhe tregimtarëve nga Disney dhe Jim Henson Company. Në vitin 2020, Moxie u emërua një nga shpikjet më të mira të vitit.