Kuriozitet

86-vjeçara zgjidhet “Miss e Mbijetuara e Holokaustit”

Descriptive Text

Një grua 86-vjeçare e cila u mbijetoi arrestimeve masive dhe masakrave të hebrenjve në Rumani kur ishte fëmijë, u kurorëzua si “Miss e Mbijetuara e Holokaustit” e Izraelit.

Dhjetë gra në të 80-at e tyre morën pjesë në këtë konkurs të veçantë dhe kishte qëllim tu sillte njohje dhe gëzim anëtarëve të mbijetuar të Holokaustit të cilët po pakësohet.

Gratë u trajtuar nga artistë makijazhi profesionistë, parukierë dhe stilistë.

Sipas organizatorëve, misi Selina Steinfeld, u zhvendos në Izrael më 1948, u martua dhe rriti tre fëmijë. Ajo ka shtatë nipa e mbesa dhe 21 stërnipa e stërmbesa.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj gëzimin tim”, tha ajo, shkruan AP.

Ngjarja u mbajt këtë vit për herë të parë që prej 2018-s për shkak të pandemisë.