Kuriozitet

Burri autik në Angli lëshohet në shtëpi pasi qëndroi plot 15 vjet në spital

Një burrë me autizëm i cili e ka kaluar afërsisht gjysmën e jetës së tij i ndaluar në një spital psikik, është lëshuar pas një kampanje të gjatë nga nëna e tij.

Ryan Clarke, 32 vjeç ka qëndruar në spital që nga viti 2006.

Nëna e tij, Sharon nga Donacasteri, në Yorkshire të Anglisë ka thënë se djali i saj ishte tejet i lumtur që po kthehej në shtëpi pas 15 vjetësh.

Në korrik të këtij viti, Shoqëria Kombëtare e Autizmit (NAS) ka bërë të ditur se numri i njerëzve autik, të kufizuar në njësitë e shëndetit mendor në Angli ishte një "skandal kombëtar".

Ndërkohë, Clarke ishte hospitalizuar për shkak të shqetësimeve se do ta lëndonte veten.

Ai ishte diagnostikuar fillimisht me skizofreni, mirëpo në moshën 28-vjeçare edhe me autizëm.

Deri të hënën ai kishte kaluar pesë vitet e fundit në një njësi të psikiatrisë ligjore, e cila kujdesej edhe për pacientët me dënime penale.

Autizmi është një paaftësi zhvillimore e përjetshme, që ndikon në mënyrën se si njerëzit komunikojnë dhe ndërveprojnë me botën. Është një gjendje spektri dhe prek njerëzit në mënyra të ndryshme.

Pacientët mund të shtrohen në spital për shkak të mungesës së një pakete kujdesi, nevojës që familja ose kujdestarët të kenë njëfarë pushimi ose sepse një individ autik ka probleme të shëndetit mendor.