Kuriozitet

Zimbabweja me tre trajnerë të përfaqësueses

Në vend se të ketë një trajner për kombëtaren Zimbabweja është duke përdorur tre trajnerë të ndryshëm për tri gara në të cilat është merr pjesë kjo përfaqësuese.

Zimbabweja zyrtarisht nuk e ka shkarkuar trajnerin Kalisto Pasuwa, i cili dha dorëheqje pas eliminimit në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në krye të përfaqësueses për kualifikimet në Kupën e Kombeve është Norman Mapeza. Rahman Gumbo është për Kampionatin e Kombeve të Afrikës ndërsa veterani Sunday Marimo Chidzambwa i prin ekipit në Cosafa Cup.