Kuriozitet

Devet ikin nga cirku dhe enden rrugëve të Madridit

Tetë deve dhe një lama janë gjetur në rrugët e Madridit në orët e hershme të së premtes, pasi kishin ikur nga një cirk, ka bërë të ditur Policia.

Pronari i tyre, cirku “Quiros Circus” ka fajësuar “sabotimin” nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Ato janë vërejtur rreth orës lokale 05:00, në rajonin jugor të Carabranchelit, afër vendit ku ndodhet cirku.

Oficerët policorë u kujdesën që kafshët të kthehen të “sigurta” në vendin e tyre, ka bërë të ditur policia.

Menaxheri i cirkut, Mati Munoz ka thënë për mediat se gardhi elektrik që është i vendosur në hapësirën ku ndodhen kafshët, ishte prerë.

Ai ka fajësuar aktivistët e të drejtave të kafshëve, për të cilët ka thënë se kanë protestuar kundër cirkut çdo vit.

Ai ka thënë se ishte i lehtësuar që u gjetën llama dhe devetë Bactrian, të cilat kanë dy gunga dhe veshje të trasha me push.