Kuriozitet

Cardi B ka koleksion të madh të veturave luksoze, por nuk ka patnetë shoferi

Ndonëse nuk ka patentë shoferi, Cardi B zotëron një koleksion të madh të veturave luksoze.

Reperja amerikane numëron në garazhin e saj një Lamborghini Urus, një Mercedes G Wagon dhe një McLaren. Por nuk mbaron këtu, mes “bishave” me 4 rrota, 29-vjeçarja ka edhe një Chevrolet Suburban, një Bentley Bentayga si dhe një Rolls Royce Cullinan.

Gjatë një interviste, këngëtarja pranoi se është një shofere e keqe dhe për këtë arsye nuk ka leje drejtimi, por tregon se ka kaq shumë vetura, pasi i pëlqen të bëjë foto me to dhe të shëtitet me shofer personal. \a2