Kuriozitet

U bë nënë 60 vjeçe me mbarsim artificial, tash burri s’e pranon fëmijën

Një nënë nga Novi Pazari, Atifa Nokiq, kur mbushi 60 vjet, lindi vajzën Alina. Ajo u mbarsua artificialisht dhe tash bashkëshorti i saj, Sherif Nokiq ka vendosur ta braktis, shkruan mediet e atjeshme.

Ai edhe pse kishte qëndruar pranë saj gjatë gjithë kohës së mjekimit, mbarsjes artificiale, tash ka njoftuar largimin, transmeton Koha.net. Sherifi ka thënë se nuk e dëshiron që Alina të mbajë mbiemrin e tij, e as të figurojë si baba i saj.

“Ajo [gruaja] është e lumtur dhe e ka bërë atë që ka dashur”, citohet të ketë thënë Nokiq, i cili nuk ka ngurruar të thotë brengën që e mundon.

Sherifi ka thënë se kishte katër fëmijë nga martesa e parë, ndërsa këtë përmes mbarsimit artificial e ka pranuar që t’ia bëjë qejfin Atifës.

Mediat rikujtojnë se Atifa Nokiq është e bija e xhaxhait të politikanit, Rasim Lajiqit.