Kuriozitet

Atletet që i mbathi Jordani në vitin 1984 shiten për 1.47 milionë dollarë

Një palë atlete të mbathura nga ylli amerikan i basketbollit Michael Jordan janë shitur për një rekord prej 1.47 milionë dollarë në ankand.

Jordan përdori atletet e kuqe dhe të bardha, Nike Air Ships, gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në vitin 1984.

Ky ishte viti kur ai dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve.

Çmimi është më i larti i paguar ndonjëherë për atletet e përdorura në lojë nga çdo sport.

Jordan shihet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit.

Jordan, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls, u bë një ikonë globale dhe ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën.

58-vjeçari, i cili doli në pension në vitin 2003, gjithashtu u bë lojtari i parë miliarder në historinë e NBA.