Kuriozitet

Tualeti 2.700 vjeçar i gjetur në Jerusalem ishte luks, rrallëkush e kishte

Arkeologët izraelit kanë gjetur një tualet të lashtë e të rrallë në Jerusalem që daton që para më shumë se 2700 vjet, kur tualetet private ishin luks në qytetin e shenjtë, kanë thënë autoritetet.

Autoriteti i Antikiteteve Izraelite tha se tualeti prej gurësh të gdhendur gëlqere u gjet në një kabinë, pjesë e një rezidence. Ishte dizajnuar për t’u ulur rehat.

“Një tualet privat ishte shumë vështirë të gjendej në antikitet dhe vetëm disa janë gjetur deri tash”, ka thënë drejtuesi i gërmimeve, Yaakov Billig.

Eshtrat e kafshëve dhe qeramika e gjetur në gropën e gërmuar mund të hedhë dritë mbi stilin e jetës së njerëzve që jetonin në atë kohë, si dhe sëmundjet e lashta, raporton AP.