Kuriozitet

Artistja gjermane krijon portretet e njerëzve të vdekur me hirin e tyre

Heide Hatry, 51 vjeçe, i cili jeton në New York, që nga viti 2008 ka filluar të bëjë portretet e njerëzve të vdekur me mbetjet e tyre për familjarët në shenjë përkujtimi për ta.

Për të krijuar portretin e të vdekurve, artistja gjermane përdori hirin dhe shtresat e dyllit.

“Isha në një gjendje emocionale të tmerrshme sepse një mik i ngushtë, për të cilin nuk kisha idenë se ishte në ankthe, kishte bërë vetëvrasje”, ka thënë artisti, transmeton Koha.net. “Jo vetëm se më shkatërroi mua, por po ashtu më ktheu gjithë dhimbjen që e kisha ndier kur më vdiq babai 15 vjet më parë”.

“Së fundmi, për herë të parë kam parë hirin e djegur dhe jam prekur shumë nga kjo përvojë. Ndoshta si rezultat e kisha idenë, e cila më ka ardhur si një blic, për të bërë portretin e atit tim dhe mikut tim nga hiri i tyre”, tha artistja.

“Për mua këto portrete ishin ndryshim i jetës dhe është dashur që të perfeksionoj teknikën ndërsa isha duke punuar, por në fund ndjeva një ndjenjë ngushëllimi e cila ishte e habitshme”, shtoi Heide.

Artistja Heidi Hatry ka prodhuar mbi 30 portrete deri më tani duke përdorur hirin për të replikuar ngjashmërinë e të ndjerëve nga fotografia të cilën e siguron nga familja apo miqtë e tyre.