Kuriozitet

“Tarzani” i jetës reale vdiq në Vietnam nga kanceri

Descriptive Text

Një tarzan në jetën reale i cili ka jetuar në xhunglën vietnameze për 40 vjet ka vdekur në moshën 52-vjeçare nga kanceri, tetë vjet pasi u kthye në jetën e civilizuar.

Ho Van Lang vdiq nga dhimbjet të hënën pasi ka mbijetuar për 41 vjet në xhungël me babanë e tij që iku në shkretëtirë në vitin 1972 kur bombardimet amerikane gjatë Luftës së Vietnamit vranë gjysmën e familjes së tij.

Dyshja e kishte rikthyer kontaktin me botën moderne në vitin 2013 derisa ende besonin që lufta po vazhdonte, duke hyrë në fshat për të kërkuar medikamente për babanë e Langut.

Pas vitit 2013, Lang filloi të jetonte një jetë relativisht moderne, por disa nga miqtë e tij besojnë se stresi dhe jeta e civilizuar kanë ndikuar negativisht në shëndetin e tij.

Një nga miqtë e tij, Alvaro Cerezo ka thënë se jeta moderne ka ndikuar me fatalitet në jetën e tij, pasi kishte filluar të hante ushqim të procesuar dhe ndonjëherë edhe të pinte alkool.