Kuriozitet

16-vjeçarja akuzohet për blerjen e 12 kg eksploziv për të hedhur në erë një dyqan në Suedi

Një vajzë adoleshente është një nga tre personat e akuzuar në Suedi për blerjen e të paktën 12 kilogramëve eksploziv për të hedhur në erë një dyqan.

16-vjeçarja dhe dy të rinj të moshës 21 dhe 23 vjeç janë akuzuar se qëndrojnë prapa sulmit në Malmo në një dyqan, dhe një restorant ngjitur me të.

Vajza dhe djaloshi 23-vjeçar morën eksplozivin në qytetin e Helsingborg, rreth 65 km larg Malmos, sipas prokurorëve, siç raportohet në mediat suedeze.

Vajza dhe i riu akuzohen për shpërthimin jashtë dyqanit, të quajtur Fosie Livs, më 23 maj.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa tronditi tokën, raportoi gazeta suedeze Sydsvenskan duke cituar një banor lokal.

Sipas aktakuzës, shpërthimi i 23 majit bëri më shumë se 4.000 funte dëme në dyqan, dëmtoi një veturë aty pranë dhe la pronarin e dyqanit me probleme me dëgjim.

Askush nuk u vra në sulm.

Pamjet tregojnë të paktën një person, që besohet të jetë një nga të dyshuarit që kishte shpërthyer eksplozivin, duke ikur nga vendi para se shpërthimi të ndodhte.

Të tre të dyshuarit janë akuzuar për sulme të rënda me mallra të ndezshme dhe shpërthyese, shkatërrim të përgjithshëm dhe sulm.

Policia e ka lidhur shpërthimin jashtë dyqanit me luftën e bandave që ka qenë gjithashtu e lidhur me disa shpërthime të tjera në Malmo në fillim të këtij viti, sipas Sydsvenskan.

Prokurorët kanë thënë se ka pasur tre sulme me bomba në dyqane të qytetit brenda pak orëve më 6 maj.