Kuriozitet

Kompania indiane ua jep pushim ditën punëtorëve që ta shikojnë sezonin e ri të “La Casa de Papel”

Descriptive Text

Kompania indiane për zhvillimin e aplikacioneve të telefonave “Verve Logic” e ka shpallur ditën e sotme, ditë pushimi. Jo sepse ka ndonjë festë të veçantë.

Kompania ka vendosur që t’i lirojë punonjësit më 3 shtator për shkak të publikimit të sezonit të ri të serive të famshme “La Casa de Papel”.

Kompania e ka quajtur këtë ditë pushimi, “Netflix dhe argëtim”.

Tashmë në Netflix janë publikuar pesë episodat e parë të serive dhe pritet që të publikohen edhe pesë të tjerë në vazhdim.