Kuriozitet

Dirigjenti hungarez vaksinohet derisa po drejtonte orkestrën në Budapest

Descriptive Text

Dirigjenti i një orkestre në Hungari ka marrë vaksinën kundër COVID-19 derisa ishte në skenë, gjatë një koncerti në ambient të hapur në Budapest, të mërkurën.

Veprimi i tillë është bërë për të inkurajuar njerëzit që të vaksinoheshin kundër koronavirusit.

Dirigjenti i Orkestrës së Festivalit në Budapest, Ivan Fischer largoi për një moment xhaketën e tij, ndërkohë që përfund saj kishte të veshur këmishën e bardhë në mëngën e së cilës kishte bërë një vrimë. Derisa me dorën e majtë mbante shkopin në dorë duke dirigjuar orkestrën për të luajtur instrumentet, mjeku ia dha dozën e tretë të vaksinës në krahun e djathtë.

Veprimi i tij është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit në koncert.

“Aksioni i cili ishte i planifikuar me kujdes, është një përpjekje për të ngritur përgjegjësinë për nevojën e vaksinimit në Hungari”, ka thënë drejtoresha menaxhuese e Orkestrës, Orsolya Erdodi.

“Vaksinimi mund të na japë shansin që të jetojmë dhe punojmë normalisht sërish, ashtu siç bënim para pandemisë me koronavirus”, ka thënë ajo.

Hungaria aktualisht po kalon një fazë më të lehtë sa i përket rasteve të reja me COVID-19 në krahasim me pranverën.

Mirëpo bashkë me rënien e numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja, ka rënë në mënyrë drastike edhe niveli i vaksinimit.