Kuriozitet

Zbulohen në Egjipt lloje të reja të balenës katërkëmbëshe

Descriptive Text

Shkencëtarët në Egjipt kanë identifikuar lloje të reja të balenës katër këmbëshe, e cila ka jetuar rreth 43 milionë vjet më parë.

Fosili i amphibious Phiomicetus anubis, është gjetur në Shkretëtirën Perëndimore të Egjiptit.

Kafka e saj ngjan me atë të Anubis, perëndia e lashtë egjiptiane me kokë çakalli të të vdekurve, sipas së cilës u emërua.

Paraardhësit e balenave moderne u krijuan nga gjitarë të ngjashëm me dre, të cilët jetuan në tokë gjatë 10 milionë vjetëve.

Me peshë prej 600 kilogramësh dhe gjatësi prej tri metrash, Phiomicetus anubis ka nofulla të fuqishme sa për të zënë prenë e saj, sipas studimit të publikuar nga Proceedings of the Royal Society B. Balena ishte në gjendje të ecte në tokë dhe të notonte në ujë.