Kuriozitet

Ariu ia vjedh pakon një gruaje në SHBA

Një grua në Connecticut të SHBA-së, të cilës i ishte vjedhur një pako para derës së shtëpisë, ka zbuluar se fajtori ishte një ari i zi, raporton agjencia AP.

Kristine Levine, nga Bristoni, ka postuar pamjet e videos në Facebook, ku shihe ariu duke marrë pakon e Amazonit.

“Po, nëse ndokush e sheh një pako të Amazonit në Chippens Hill me emrin tim...ndjehuni të lirë ta ma ktheni”, ka shkruar levine në Facebook.

Ajo për NBC Connecticut ka thënë se ka marrë paralajmërim nga sistemi i sigurisë rreth pesë minuta pasi pakoja e Amazonit ishte lënë para derës së saj.

Ajo ka treguar se ariu ka lënë pakon në oborrin e fqinjit. Në pako kishte letra tualeti.