Kuriozitet

5-vjeçari amerikan kalon në këmbë mbi 3,300 kilometra për 209 ditë

Harvey Sutton, i njohur ndryshe si “Njeriu i vogël”, nuk do të ketë shumë kohë për të shijuar ecjen edhe më tutje. Kjo pasi, ai fillon së shkuari në kopsht së shpejti.

Si 5-vjeçar, Harvey nga Portlandi i SHBA-së, është një prej më të vegjëlve në botë, që ka përfunduar një e ecje të gjatë nëpër natyrë.

Ai bashkë me dy prindërit ka kalur më shumë se 3,300 kilometra brenda 209 ditëve.

Ndonëse për të ishte shumë sfiduese kjo, në të njëjtën kohë ishte edhe argëtuese pasi ka arritur të eksplorojë shumë nga bota e kafshëve të egra.

Prindërit e tij kanë deklaruar se kanë qenë aq shumë të angazhuar duke u munduar t’ia bëjnë sa më tërheqës udhëtimin, sa e kanë harruar gjithë lodhjen fizike duke kaluar me ecje kaq shumë kilometra rrugë

Harvey ishte vetëm 4 vjeç kur bashkë me prindërit nisi udhëtimin në janar të këtij viti, ndërkohë që ai mbushi 5 vjet, pak para se familja të përfundonte udhëtimin javën e kaluar.

Image
Harvey Sutton bashkë me dy prindërit