Kuriozitet

Turku merr dozën e tretë të vaksinës në ditëlindjen e 102-të

Ditëlindja e 102-të e Kemal Uygunit nga Izmiri iu festua me një tortë, pasi mori edhe dozën e tretë të vaksinës për COVID-19 të administruar nga ekipi shëndetësor i cili i shkoi në shtëpi.

Image

I lindur në Maqedoni, Uygun ka gjashtë fëmijë dhe 30 nipër e mbesa, ndërsa gruaja i vdiq 27 vjet më parë. Prej atëherë, ai jeton me vajzën dhe dhëndrin.

Image

Me fillimin e pandemisë COVID-19, të gjitha masat paraprake mbrojtëse u morën për Uygunin i cili vuan nga sëmundja e Alzheimerit, dhe iu dhanë dy dozat e vaksinës fillimisht.

Image

Më pas, të afërmit aplikuan për të për ta marrë edhe dozën e tretë përforcuese, shkruan mediumi turk Haber7.

Image

Duke kuptuar se kishte ditëlindjen, ekipi mjekësor donin ta befasonin dhe i qëndruan pranë bashkë me të, vajzën e dhëndrin e tij dhe e prenë tortën bashkë, gjë që e përloti 102-vjeçarin.

Image

“Pavarësisht moshës, ai u bë model për njerëzimin”, tha një nga mjekët që gjendej aty, duke treguar se për pesë vjet tashmë ndiqnin vazhdimisht gjendjen shëndetësore të Uygunit. Mjeku Mesut Gunay ka shtuar se veprimi i tillë si i Uygunit e motivon personelin shëndetësor dhe u jep fuqi për të vazhduar, teksa bëri thirrje që më shumë qytetarë të vaksinohen.

Image