Kuriozitet

Polici shpëton burrin që bie në shina pak sekonda para se të arrijë treni

Një polic i New Yorkut dhe një qytetar kanë shpëtuar një pasagjer i cili ra pa ndjenja në shinat e trenit, derisa treni po vinte me shpejtësi drejt tyre.

Pasagjeri kishte rënë aksidentalisht aty, duke mbetur mbi shinat e trenit pa lëvizur.

Ndërkohë, një njoftim paralajmëronte se treni po afrohej, shkruan BBC.

Fillimisht polici e kap dhe arrin ta zgjojë, e më pas një qytetar i shkon në ndihmë duke e nxjerrë nga aty. Sapo shihet se treni është shumë afër tyre, të tre ia arrijnë të shpëtojnë.