Kuriozitet

100 milionë dollarë në oborrin e shtëpisë, gjendet rastësisht guri i çmuar

Descriptive Text

Autoritetet në Shri Lanka kanë bërë të ditur se guri më i madh i safirit ndonjëherë, është gjetur krejt rastësisht në oborrin e një shtëpie.

Institucionet e kanë mësuar lajmin nga një person, i cili e gjeti safirin në oborrin e shtëpisë së tij teksa bashkë me disa punëtorë po gërmonte për të hapur një pus.

Ekspertët thonë se guri ka një vlerë deri në 100 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar dhe peshon rreth 510 kilogramë.

“Unë kurrë më parë nuk kam parë një gur kaq të madh. Ky është formuar ndoshta rreth 400 milionë vjet më parë”, tha për BBC-në, Gamini Zoysa, gjeolog i njohur. \a2news