Kuriozitet

Shkoi te mjeku për shkak të kollës, zbuloi se e ka zemrën djathtas

Amerikania Claire Mack është shokuar, pas një vizite te mjeku, që ajo e mendonte si të thjeshtë.

19-vjeçarja kishte probleme më kollën për disa ditë dhe vendosi të kontrollohet, shkruan Mirror.co.uk.

Gjatë kontrollit, mjeku diagnostikoi një pneumoni, por për të qenë më i sigurt i këshilloi të bënte një radiografi.

Claire fillimisht u frikësua dhe më pas thjesht mbeti pa fjalë duke parë habinë e mjekut.

Mjeku qetësisht i shpjegoi zemra e saj është në krahun e djathtë, një keqformim kongjenital, por aspak i rrezikshëm.

Një dukuri e rrallë, që përfshin më pak se 1% të popullsisë botërore, por që njihet gjerësisht në mjekësi si destrokardi.

Amerikania ka postuar radiografinë në Tik-Tok, diçka që është parë nga rreth 3 milionë persona.

Ndoshta zemra e saj në anën “e gabuar” po e shndërron atë në një yll të botës digjitale. \a2news