Kuriozitet

Qyteti më i shtrenjtë në Amerikë për të jetuar nuk është më New York

Një studim i ri i bërë nga Nested, për të zbuluar se sa është kostoja e jetesës në qytetet e shtrenjta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke zbuluar rezultate jo inkurajuese për vendasit e këtyre qyteteve, transmeton koha.net.

Detroit është në vendin e 10, në këtë qytet për të mbajtur një familje me të ardhura të kombinuara nga familjarët, duhet të jenë rreth 36 mijë dollarë në vit, ndërsa për një person të vetëm qiraja për banim për një muaj është rreth 457 dollarë.

Chicago, që është qyteti i tretë më i madh në SHBA, është më i lirë, krahasuar me New York dhe LA, ku qiraja për banim për një person të vetëm rreth 1 mijë dollarë për një muaj.

New York zë vendin e dytë për qytetin më të shtrenjtë për të jetuar, ku për një person të vetëm qiraja kushton rreth 1,994 dollarë, dhe duhet të ketë të ardhura vjetore rreth 82 mijë dollarë, transmeton koha.net.

San Francisko e zë vendin e parë, pasi qiraja është më e shtrenjta në SHBA, për një muaj 2,077 dollarë ndërsa të ardhura vjetore duhet të jenë 4 herë më shumë se sa në Detroit, përkatësisht mbi 120 mijë dollarë.

Për të arritur në këtë rezultat, Nested ka shikuar listën e fundit të tregut të vendeve në mbarë botën, për të llogaritur rekomandimet minimale të hapësirës së nevojshme për një person dhe familjet me katër anëtar.

Ata gjithashtu kanë llogaritur pagat minimale bazuar në një raport i cili ka deklaruar se nuk duhet të shkojnë më shumë se 29 për qind e të ardhurave të një personi në qira.

Kjo është lista e 10 qyteteve më të shtrenjta për të jetuar në SHBA, të listuara nga qiraja për një muaj për një person.

1. San Francisco, $2,077

2. New York City, $1,994

3. Boston, $1,721

4. Washington, D.C., $1,397

5. Seattle, $1,288

6. Los Angeles, $1,200

7. Miami, $1,192

8. Chicago, $1,045

9. Houston, $625

10. Detroit, $457