Kuriozitet

Nënë e bir, dikur skllevër, u takuan pas 31 vjetësh

Descriptive Text

Bashkimi pas shumë vitesh mes nënës dhe djalit të saj në qytetin Bijie, në provincën kineze Guizhou, ishte tejet emocionues dhe pakkush arriti të mbajë lotët – ata jo se jo.

31 vite pasi ishin ndarë, ata u bashkuan këtë javë dhe u përqafuan mes lotëve, shkruan të mërkurën Dailu Mail.

Më 1990, kur djali Tao ishte 3 vjeç, ishin rrëmbyer dhe më pas u shitën si skllevër në provincën Shandong.

Pak muaj më vonë, nëna e tij Zhou Jiaying, arriti të largohet nga shtëpia ku mbahej si skllave, por nuk ia doli ta marrë edhe djalin me vete.

Zhou më vonë ishte kthyer disa herë në atë shtëpi, por nuk e kishte gjetur djalin.

Por kur Tao u rrit, ai bëri të pamundurën për të gjetur nënën dhe ia doli këtë javë.

Videot e këtij takimi janë bërë virale dhe janë parë me miliona herë.