Kuriozitet

Avokadot shndërrohen në vepra arti nga artisti italian

Avokadot janë të mahnitshme për shëndetin e trurit, zemrës, lëkurës, flokëve dhe shumë organeve të tjera. Mirëpo, një artist italian nuk i përdor ato për shëndetin e tij, por për t’i argëtuar të tjerët.

Daniele Barresi e përdor frutin e gjelbër dhe lëkurën e tij, për të krijuar figura tejet interesante.

Punimet e tij në frutin tropikal janë aq të bukura sa janë shpërblyer edhe me çmime. Barresi është fitues i dyfishtë i Kampionatit të ËACS, ku garojnë projektuesit e gdhendjes. Ai ka fituar në këtë kampionat në vitin 2013 e po ashtu në vitin 2014, ndërkaq në vitin 2015 ai ishte ftuar për të marrë pjesë në këtë kampionat si gjyqtar i garës.

Gdhendjet e tij në avokado shprehin çartë aftësitë e tij artistike.

“Nëse e pëlqen atë që e bën, nuk ka rëndësi se sa shumë kohë të merr për ta bërë, sepse do të kënaqesh gjatë gjithë kohës sa do ta bësh”, ka thënë Barresi për My Modern Met.

Gdhendja që i bën avokados, e shtyn atë që të kombinoj dashurinë për ushqimin me pasionin për artin.

{gallery}