Kuriozitet

Çmimi i vaniljes është rritur shumëfish, për shkak të akulloreve

Çmimi për shijen natyrale të vaniljes është rritur në mbarë botën gjatë viteve të fundit për shkak të përdorimit të gjerë te akulloret.

“Dhe nuk ka shpresa që çmimi i saj të ulet”, tha Bernd Hachmann, pronar i kompanisë së prodhimit të vaniljes “Aust & Hachmann”.

Në disa vende këto çmime janë rritur 16-fish, në afërsisht 30 euro (33 dollarë) për kilogram.

“Aust & Hachmann”, e themeluar në 1881 në Hamburg, Gjermani, përpunon në të gjitha variantet produktin e vaniljes dhe shet afërsisht 300 tonë në vit.

“Prodhimi i vaniljes po kalon një krizë të madhe”, tha Hachmann, kompania e të cilit është një nga furnizuesit më të rëndësishëm në botë të këtij përbërësi.

Për shembull, vanilja “Bourbon”, e cila e ka prejardhjen nga Madagaskari, ishulli i Reunionit ose Komoros, është pothuajse e pamundur të gjendet.

“Ne nuk mund të ofrojmë asnjë prej tyre aktualisht”, thotë Hachmann.

Në vend të kësaj, ne shesim vaniljen “Tahiti”, e cila ka një aromë të lehtë dhe kultivohet në Guinenë e Re Papua.

Ndërsa prodhimi i vaniljes natyrale është zvogëluar kryesisht për shkak të çmimeve të ulëta në Madagaskar, kërkesa e konsumatorëve për përbërësit natyralë është rritur.

Aromatizuesit e vaniljes rrjedhin nga kapsulat e frutave të fermentuara të disa specieve të veçanta të orkideve dhe për shkak se plantacionet e reja të vaniljes zgjasin tre deri në katër vjet për t’u krijuar, nuk mund të gjejmë një zgjidhje më të shpejtë për prodhimin e saj.

“Aroma artificiale e vaniljes , e cila tashmë gjendet në shumë ushqime”, tha Hachmann.

“Konsumatori normal nuk e shijon ndryshimin,” vazhdon ai.

Annalisa Carnio, pronarja e prodhimit të ushqimeve italiane “Uniteis”, thekson se është e detyrueshme të bëhet emërtimi i akullores me shije artificiale.

Shumica e dyqaneve artizanale të produktit të akullores shpenzojnë më shumë se 700 euro për kilogram për të blerë vaniljen natyrale.

Sipas “Librit gjerman të ushqimit”, shija natyrale e vaniljes është e nevojshme të përdoret në kremin e akullores me vanilje, ndërsa mund të shmanget tek akulloret me aromë vaniljeje.