Kuriozitet

Çifti nga Rusia bie nga kati i dytë pas një zënkë në ballkon

Një çift në St. Petersburg të Rusisë ka përjetuar tmerrin. Derisa ishin duke pasur një zënkë në ballkon të apartamentit të tyre që gjendet në katin e dytë, rrethojat e ballkonit u shembën dhe ata ranë në tokë.

Në një xhirim shtatësekondës, që ka publikuar “Daily Mail”, shihet Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35-vjeçar, duke pasur një zënkë në ballkon, dhe papritmas u shembën rrethojat e hekurit dhe ata ranë përtokë në beton.

Ata janë dërguar me nxitin në spital me lëndime serioze, por thuhet se janë jashtë rrezikut përjetë.

Dëshmitarët kanë treguar se çifti, që ka një djalë të vogël, po debatonin në ballkon rreth orës 10:00 të mëngjesit të shtunën.

Zyra e prokurorit në St. Petersburg ka thënë se po heton rastin.