Kuriozitet

Njeriu që bënte thirrje tetë vjet më herët të investohej në bitcoin, bën jetë luksoze

Një biznesmen nga Kili ka treguar mënyrën e jetesës së tij në Instagram, tetë vjet pasi ai u kishte bërë thirrje njerëzve në Youtube të investonin të paktën 1 dollar në kriptovalutë, Bitcoin.

Disa fotografi të shpërndara nga Davinci Jeremie kanë shfaqur atë në helikopterë dhe jahte private.

Në një video të shpërndarë në kanalin e tij në maj të vitit 2013, Jeremie tha “shumë prej jush jeni skeptikë, disa prej jush nuk besojnë në sistemin e bitcoinit, kjo është në rregull, ju mund të rrini anash. Por nëse vërtetë dëshironi të bëheni të pasur në të ardhmen, unë do t’u sugjeroja të investoni një dollar. Blini disa bitcoina”, kishte thënë ai. “Nëse nuk bëhet asgjë, kujt i intereson. Ti do të shpenzosh vetëm një dollar”.

Tani Jeremie ka rikujtuar ndjekësit e tij me parashikimin të cilin e kishte bërë, duke veshur një bluzë në të cilën shkruhej “Ju kam thënë”.