Kuriozitet

Sa kishte vendosur për eutanazi, thotë: “Dua të jetoj!”

Descriptive Text

Janka Penther vuan nga fobroza cistike, por kjo nuk e kishte penguar muajin e shkuar të jetë pjesë e garës 'Rat Race Dirty Weekend', që përfshin më shumë se 200 pengesa..., shkruan 24sata.hr, transmeton Koha.net.

Nga Witney anglez vjen tregimi i prekshëm jetësor për gruan e sëmurë e cila pavarësisht nga të gjitha të këqijat nuk dorëzohet. Janka Penther (35) vuan nga fibroza cistike dhe një kohë fare s’kishte mundur të ecte, ndersa merrte frymë përmes gypthit. Madje i kishte thënë familjes së saj se dëshiron të shkojë në Zvicër dhe të paraqitet për eutanazi. Megjithatë, në saje të forcës së vet dhe ndihmës së më të afërmve vendos të jetojë dhe përfundon në transplantimin e mushkërive.

cistike është sëmundje trashëguese e gjëndrave ekzokrine e cila sulmon së pari organet e jashtëqitjes e të frymëmarrjes. Janka muajin e shkuar mori pjesë në garën e vrapimit "Rat Race Dirty Weekend", e cila përbëhet nga më shumë se 200 pengesa, përfshirë edhe shtegun nëpër ujë, kërcimin nga shkopi në shkop dhe mure për ngjitje, që konsiderohet si një nga garat e vrapimit më të vështira në botë.

“Mesazhi im është: Merr gjithë atë që të ofron jeta!” tha Janka trime, dhe vazhdoi:

“Ka pasur momente kur doja të heq dorë nga kjo garë, sikundër edhe nga jeta. Megjithatë m’u kujtua pse ndodhesha aty dhe ishte fenomenale ta përfundoja këtë dhe ta shndërroj ditën e zakonshme në një nga më të mirat në jetë”, është shprehur ajo, transmeton Koha.net.

Janka vrapoi 32 kilometra, që është një sukses i pabesueshëm për person të shëndosh e lëre më për një të sëmurë në mushkëri. Periudha më e vështirë e jetës ka mbetur pas saj, për pak i dha fund jetës së vet në Dignitasin zviceran, organizatë joqeveritare që kryen eutanazinë.

Ishte bërë anëtare e saj, kishte bërë pagesën për regjistrim dhe anëtarësinë vjetore. Për fat të mirë hoqi dorë, përfundoi në tavolinën e kirurgjisë, u bë me mushkëri të reja dhe ka nisur jetën e re.