Kuriozitet

Bugatti prezanton tavolinën e biliardos, është më e shtrenjta në botë

Bugatti ka prezantuar tavolinën më të shtrenjtë të biliardos, që do t’u mundësojë pronarëve të superjahteve të luajnë derisa janë në det, raporton AP.

Tavolina “vetë-nivelizuese” që kushton 217 mijë funte, përdor tekonologji të sofistikuar kompjuterike për të siguruar që sipërfaqja e lojës të mbetet e qëndrueshme edhe në detet më të trazuara.

Sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan, emiri i Abu Dhabit, thuhet se ka shprehur interesim për të blerë këtë tavolinë në jahtin e tij.

Firma franceze ka prodhuar vetëm 30 tavolina të tilla, që pritet të shiten brenda ditëve pasi të dalin në shitje javët e ardhshme.