Kuriozitet

Uragani i shtyu majmunët të lidhen më shumë me njëri tjetrin, formuan shoqëri të re

Përballë një katastrofe natyrore, një grup krijesash shfrytëzoi rastin të formojë miqësi të re.

Pasi Uragani Maria përfshiu Puerto Ricon më 2017 dhe shkaktoi dëme të rënda, studiuesit gjetën se “rhesus macaques”, një specie majmunësh që jeton në Cayo Santiago, u bënë më të shoqërueshëm mes vete, sipas një studimi në revistën Current Biology.

Majmunët jetojnë në një shoqëri shumë konkurruese dhe mund të bëhen mbrojtës agresivë për burimet si ushqimi dhe uji, tha autori i studimit Camille Testard, shkruan CNN.

Për këtë arsye, studiuesit parashikuan se pas uraganit, majmunët do të qëndronin afër me miqtë e tyre për të mbijetuar. Me të vërtetë ata u bënë më tolerantë ndaj njëri tjetrit dhe zgjeruan grupin e tyre të shoqërisë.

Shkencëtarët gjetën se majmunët u bënë miq me miqtë e miqve të tyre, një gjë kjo e zakonshme dhe e mënyrë e lehtë për të bërë miq edhe në rrethin e njerëzve.

Studiuesit nuk e dinin pse majmunët vendosën të krijonin më shumë shoqëri, por hipoteza e Testardit është se mund të jetë strategji për të përfituar tolerancë dhe mbështetje nga një numër i madh individësh dhe të kenë qasje në burimet e limituara.