Kuriozitet

Pas një viti gjen telefonin në liqenin e tharë në Tajvan

Thatësira më e rëndë e Tajvanit në 56 vjet a tharë një nga liqenet më të veçanta të tij, por për dikë kjo ka rezultuar me lajme të mira.

Një burrë me mbiemrin Chen ka thënë se i kishte rënë telefoni derisa ishte përreth liqenit Sun Moon para një viti.

Por, javën e kaluar, një punëtor e kontaktoi dhe i tha se ia kishte gjetur telefonin – mbështjellësi i të cilit ishte mbuluar me baltë të thatë.

Chen shtoi se telefoni punonte ende mjaft mirë falë mbështjellësit rezistent ndaj ujit, shkruan BBC.

Shumë prej qytetarëve kanë postuar fotografi nga liqeni ditëve të fundit ku në disa pjesë është tharë aq shumë sa toka ka filluar të çahet.